Sport

Cullhaj eliminohet në rrethin e parë në Botërorin e xhudos

Xhudisti nga Shqipëria, Indrit Cullhaj, është eliminuar në rrethin e parë të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Cullhaj, që garon në kategorinë deri 66 kilogramë, pësoi pas 4:10 minutave luftë nga uzbeku Sardor Nurillaev.

Cullhaj ishte garuesi i vetëm i Shqipërisë në Botërorin në Budapest.

Të martën do të garojnë tre xhudistë nga Kosova. Nora Gjakova e Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë, dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë. Ndërkohë të mërkurën në kategorinë deri 63 kilogramë garon Laura Fazliu.

Të dielën Distria Krasniqi përfundoi e pesta në kategorinë deri 48 kg.