Sport

Ben White zëvendëson Alexander-Arnoldin në EURO 2020

Përfaqësuesja e Anglisë ka njoftuar se Ben White do të jetë zëvendësuesi i Trent Alexander-Arnold në ekipin prej 26-lojtarësh në EURO 2020.

Alexander-Arnold pësoi një lëndim në miqësoren kundër Austrisë dhe mbeti jashtë turneut që fillon më 11 qershor.

White, i cili bëri debutimin me Anglinë vetëm të mërkurën kundër Austrisë, luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

23-vjeçari luan për skuadrën e Brightonit në Premier Ligë.

Ndryshe, Anglia është në grupin D bashkë me Çekinë, Skocinë dhe Kroacinë.