Sport

Danimarka mposht Bosnjën

Danimarka ka mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultatin 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të dielën.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit të cilët realizuan një gol. Në minutën e 18-të Martin Braithwaite arriti të shënojë.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga nikoqirët që shënuan edhe një gol.

Në minutën e 73-të Andreas Cornelius vulosi fitoren e vendasve prej 2:0. Danimarka në “Euro 2020” luan në grup me Belgjikën, Finlandën dhe Rusinë.