Sport

Alioski realizon në fitoren e Maqedonisë së Veriut

Ezgjan Alioski ka kontribuar me gol te Maqedonia e Veriut që e mposhti Përfaqësuesen e Kazakistanit në ndeshjen miqësore.

Kjo ndeshje që u zhvillua të premten, përfundoi me rezultatin e thellë 4:0 në favor të Maqedonisë së Veriut.

Alioski ishte titullar dhe shënoi golin e epërsisë për Maqedoninë e Veriut në minutën e 35-të nga penalltia. Ai luajti gjatë tërë ndeshjes në këtë miqësore sikurse edhe qendërmbrojtësi Visar Musliu.

Egzon Bejtullai u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të kurse Arijan Ademi nuk luajti fare.