Sport

Publikohet formacioni i Kosovës, Rashica i prin sulmit

Kosova do të përballet sot me Maltën në një ndeshje miqësore në Austri. 

Bernard Challandes ka bërë të ditur 11-shen startuese për këtë ndeshje, e cila fillon në orën 18:00.

Milot Rashica do t’i prijë sulmit të ‘’Dardanëve’’, në mungesë të Vedat Muriqit dhe Astrit Selmanit, ndërkohë Mirlind Daku është në bankën rezervë.

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, do të jetë në portë, kurse Amir Rrahmani do ta ketë shiritin e kapitenit.

Image
Image