Sport

Pjaniqi mund të rikthehet në Serie A

Miralem Pjaniq do të largohet nga Barcelona. Mesfushori boshnjak nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se për Pjaniqin interesim ka shprehur Juventusi, skuadër nga e cila u transferua në vitin 2020. “Zonja e Vjetër” thuhet se e ka kërkuar në formë huazimi mesfushorin 31-vjeçar me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Pjaniqi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Në sezonin që lamë pas boshnjaku luajti vetëm 619 minuta në La Liga.