Sport

Reali interesohet për Richarlisonin

Descriptive Text

Real Madridi po kërkon transferimin e sulmuesit të Evertonit, brazilianin Richarlison. Bëhet e ditur se është trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti që po insiston për brazilianin, me të cilin ka punuar te Evertoni. Ancelotti po e sheh Richarlisonin si përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit në edicionin e ri.

24-vjeçari është pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Watfordi dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Ai ka shënuar 13 gola për Evertonin në të gjitha garat në edicionin e fundit. Aktualisht, kartoni i Richarlisonit vlerësohet rreth 60 milionë euro.