Sport

Lojtarët e 89-shit të gatshëm për ndeshjen historike

Descriptive Text

Trepça '89 u ka dhënë fund të premten përgatitjeve në Maribor të Sllovenisë, ndërsa në skuadrën mitrovicase ndiejnë që janë të gatshëm për debutimin evropian. "Xehetarët" të dielën do të nisen për në Ishujt Faroe, ku të martën nga ora 20:00 e luajnë ndeshjen e parë në kuadër të kupave evropiane.

Përballë kampiones së Kosovës në futboll do të jetë kampioni i Ishujve Faroe, Vikinguri, në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, garës elitare të klubeve evropiane në futboll.

Trepça '89 të enjten pasdite luajti miqësore me Olimpijan, skuadrën e madhe sllovene, me të cilën barazoi 1:1. Golin e shënoi sulmuesi John Oto John. Më parë fitoi 4:2 ndaj Astra Giurgiu të Rumanisë, pësoi 1:0 nga Osjeku kroat dhe luajti 1:1 me Uzhomberokun sllovak. Të gjitha këto janë skuadra elitare në vendet e tyre, që ndër të tjera do të paraqiten në faza eliminatore të Ligës së Evropës. Në Slloveni, mitrovicasit fituan përvojën e ndeshjeve ndërkombëtare që mund t'u ketë munguar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.