Sport

Southgate shpall listën finale për “Euro 2020”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën finale të futbollistëve për Kampionatin Evropian. Southgate të martën ka bërë publike listën prej 26 lojtarëve, në të cilët do të llogarit për “Euro 2020” që nis më 11 qershor.

Prej listës preliminare, Southgate ka larguar shtatë futbollistë, përfshirë këtu edhe Jesse Lindgardin që në pjesën e dytë të sezonit 2020/21 shkëlqeu te West Hami. Po ashtu, në listën finale, Southgate nuk e ka përfshirë as James Ward-Prowsen, Ollie Watkinsin, Mason Greenwoodin, Ben Godfreyn, Ben Whiten and Aaron Ramsdalen.

Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është përfshirë në ekip pas mungesës në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” të luajtura në muajin mars.

Lista e lojtarëve të Anglisë për “Euro 2020”:

Portierë: Dean Henderson (Man. Utd), Sam Johnstone (WBA), Jordan Pickford (Everton);

Mbrojtës: John Stones (Man. City), Luke Shaë (Man. Utd), Harry Maguire (Man. Utd), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Kyle Walker (Man. City), Tyrone Mings (Aston Villa), Reece James (Chelsea), Conor Coady (Wolves), Ben Chilwell (Chelsea), Kieran Trippier (Atletico Madrid);

Mesfushorë: Mason Mount (Chelsea), Declan Rice (West Ham), Jordan Henderson (Liverpool), Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Kalvin Phillips (Leeds);

Sulmues: Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Man Utd), Raheem Sterling (Man City), Dominic Calvert-Lewin (Everton), Phil Foden (Man City), Jack Grealish (Aston Villa), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Bukayo Saka (Arsenal).