Sport

Barcelona i ofron kontratë të re Dembeles

Descriptive Text

Barcelona edhe një herë ka hyrë në bisedime për ta bindur Ousmane Dembelen për vazhdimin e kontratës, raporton “Mundo Deportivo”.

Sulmuesi i Francës me Barcelonën ka kontratë deri në verë ne vitit të ardhshëm, ndërsa është raportuar se ai mund të largohet gjatë kësaj vere. Por, drejtuesit e skuadrës së Barcelonës po insistojnë ta mbajnë edhe më gjatë francezin. Sulmuesi 24-vjeçar këtë edicion në 44 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.