Sport

Te Maqedonia e Veriut e presin testin negativ të Bardhit, janë të bindur se ai do të jetë në Evropian

Enis Bardhi është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, që do të paraqitet në “Euro 2020”.

Por Bardhi aktualisht nuk po ushtron me bashkëlojtarët. Ai është i izoluar në një hotel në Shkup, pasi pesë ditë më parë mori rezultat pozitiv në testin për koronavirus.

Por Bardhi po ndihet shumë mirë dhe nuk ka simptoma. Të gjithë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut presin që Bardhi në testin tjetër të pranoj rezultat negativ. Testi i dytë pritet të bëhet pas pesë ditësh.

“Bardhi po ndihet mirë dhe kjo më bën të lumtur. Nuk ka simptoma dhe ne po presim për një test negativ të tij. Ne sinqerisht besojmë se ai do të testohet dhe do të dal negativ në ditët e ardhshme dhe se do të jetë i gatshëm për Bukuresht”, ka thënë selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski.

Maqedonia e Veriut të martën nga ora 18:00 luan miqësore me Slloveninë. Ndeshja luhet në Shkup dhe shikuesit do të lejohen në numër të caktuar.