Sport

Thaqi flet hapur se kush i pati fajet për dështimin e Ballkanit

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi ka thënë se për dështimin e Ballkanit këtë sezon, kanë faj të gjithë. Ai vlerëson se të gjithë duhet t’i marrin përgjegjësitë e veta që Ballkani nuk arriti ta fitoj titullin, Kupën apo ta siguroj daljen në Evropië si i dyti.

“Ishim në garë për të gjitha trofetë dhe nuk arritëm t’i rikuperojmë gabimet. Duhet ta marrim përgjegjësinë të gjithë. Kur fitojmë jemi të gjithë, po ashtu kur humbin. Nuk kemi pasur ende kontakt me ndonjë prej klubit për shkak të pushimeve. Klubi nuk ka vendosur se kush do të jetë trajner për edicionin e ardhshëm dhe trajneri vendos rreth planeve”, ka thënë Thaqi.

Pas përgjigjeve të Thaqit ka ndërhyrë edhe gazetarja e sportit, Qëndresa Krenali duke theksuar se ndërrimi i trajnerit ka ndikuar në dështimin e Ballkanit. Ajo i është referuar largimit të Ismet Munishit. Munishin e zëvendësoi Bledi Shkëmbi që u shkarkua pa përfunduar sezoni. “Nuk e di çka duhet të kërkoj më shumë Ballkani nga futbollistët. Ka një super skuadër. Kemi thënë që ka një mesfushë me pesë yje. Armend mendo jse ndryshimi i trajnerit ka qenë vendimtar”, ka thënë Krelani. Por, Thaqi reagoi sërish duke theksuar se ishin edhe lojtarët që nuk i kanë kryer detyrat e veta. “Edhe ne futbollistët nuk kemi qenë në nivel të detyrës dhe nuk ia kemi mundësuar klubit ta arrijë të paktën daljen në Evropë”, është shprehu Thaqi.