Sport

Zvicra fiton miqësoren me SHBA-në

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll ka zhvilluar miqësoren e parë para Kampionatit Evropian.

Zvicra të dielën mbrëma ka mposhtur Shtetet e Bashkuara te Amerikës me rezultatin 2:1.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Xhaka, që është kapiten i Zvicrës, kompletoi ndeshjen, kurse Shaqiri luajti vetëm një pjesë.

Minuta pati edhe për sulmuesin Admir Mehmedi që luajti prej minutës së 68-të. Andi Zeqiri qëndroi në stol.

Golat për Zvicrën u shënuan nga Ricardo Rodriguez dhe Steven Zuber. Për SHBA-në shënoi Sebastian Lletget.