Sport

Conte në bisedime me dy skuadra të njohura

Antonio Conte është në kërkim të një skuadre të re.

Trajneri italian që u largua nga Interi është në bisedime me dy skuadra të njohura evropiane.

Sipas mediave spanjolle Conte është në bisedimet me Real Madridin dhe Tottenhamin.

Skuadra spanjolle është pa trajner pas largimit të Zinedine Zidane.

Krerët e klubit thuhet se kanë pasur një takim me menaxherin e trajnerit për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Për trajnerin 51-vjeçar interesim ka shprehur edhe Tottenhami. Ekipi anglez do të tentoi ta bind Conten të marr drejtimin e skuadrës.

Conte u largua nga Interi pasi fitoi titullin kampion në Serie A.