Sport

Ibrahimoviqi për Selmanin: E transferuam për të vendosur ndeshje të mëdha

Descriptive Text

Sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq është i kënaqur me triumfin e Hammarbyt në Kupën e Suedisë.

Ibrahimovqi te skuadra suedeze, Hammarby ka 23.5 % të aksioneve. Ibrahimoviq ishte i pranishëm në ndeshjen finale që Hammarby e fitoi nëpërmjet penalltive 5:4 ndaj Hackenit, ndërsa golin vendimtar nga pika e 11-të metërshit e shënoi sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani.

Ibrahimoviq pati fjalë të mëdha për Selmanin. Ai ka thënë se Selmanin e kanë transferuar për të shënuar gola vendimtarë.

“Për këtë arsye e transferuam këtu, që të jetë vendimtare në këtë momente”, u shpreh Ibrahimoviq. Për Hammarbyn ishte trofeu i parë që prej triumfit në kampionat në vitin 2001. Selmani 24-vjeçar iu bashkua Hammarbyt në janar të këtij viti nga Varbergsi, ndërsa këtë edicion në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tetë herë.