Sport

Naomi Osaka mund të përjashtohet nga French Open

Tenistja Naomi Osaka rrezikon të përjashtohet nga French Open nëse vazhdon të refuzojë deklarimet para mediave, kanë bërë të ditur organizatorët e Grand Slamit.

Numri dy në botë i tenisit ka deklaruar se nuk dëshiron të japë asnjë konferencë për media gjatë Grand Slamit sepse do ta mbrojë shëndetin e saj mendor, ndërsa në fitoren e saj të parë ishte gjobitur me 15.000 dollarë për mosdeklarim në media.

Organizatorët kanë theksuar se Osaka mund të përballet me “gjoba të konsiderueshme dhe pezullime të Grand Slamit në të ardhmen”.