Sport

Dybala me kontratë afatgjate te Juventusi

Descriptive Text

Paulo Dybala është i vendosur për të nisur bisedimet për një kontratë të re me Juventusin.

Vendimin për ta shqyrtuar mundësinë e qëndrimit gjatë te Juventusi e ka marrë pas kthimit të Massimiliano Allegrit në krye të shtabit teknik.

Dybala ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe mundësia e largimit të tij gjatë verës së këtij viti ishte e madhe.

Por, gjërat kanë ndryshuar pas kthimit të Allegrit në krye të Juves. Allegri pret shumë nga futbollisti i Argjentinës.