Sport

Xhaka i hapur t’i bashkohet Mourinhos te Roma

Descriptive Text

Mesfushori kosovar granit Xhaka ka vlerësuar punën që bën trajneri portugez, Jose Mourinho, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë t’i bashkohet te Roma.

Ai ka thënë se Mourinho di si të fitojë tituj.

“Sigurisht që edhe unë lexoj thashethemet. Por, tani unë jam 100 % i fokusuar në ekipin e Zvicrës. Kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet tani. Kam edhe dy vjet kontratë në Londër. Dhe, në Arsenal, ata e dinë se çfarë morën prej meje. Kur të vijë koha dhe nëse mundemi, do të flasim për një transferim. Të gjithë e njohin atë dhe atë që ai ka arritur. Mourinho di si të fitojë tituj. Tani mund të shihni se çfarë punë kam bërë gjatë viteve të fundit”, ka thënë Xhaka në intervistën dhënë gazetës zvicerane “Blick”.

Xhaka 28-vjeçar me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa kësaj skuadre iu bashkua në vitin 2016 nga Borussia Moenchengladbach.