Sport

Vdiq motoçiklisti zviceran Dupasquier, pas aksidentit të pësuar të shtunën

Descriptive Text

Motoçiklisti zviceran Jason Dupasquier ka humbur jetën në spital nga lëndimet që mori në një aksident mes tri motoçikletave në pistë në Itali, raporton BBC.

Dupasquier, që garonte në serinë Moto3, po merrte pjesë në kualifikime për garën.

19-vjeçari u godit nga një motoçikletë tjetër pasi u rrëzua në shtegun në Mugello. Ai u dërgua në spital në Firence.

“Përkundër tentimeve të stafit mjekësor, si në shteg ashtu dhe në spital, Dupasquier fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve”, është shkruar në komunikatë të MotoGP.

Dupasquier e nisi karrierën në serinë Supermoto dhe ishte kampion i shumëfishtë i Zvicrës. Ai debutoi në Moto3 në vitin 2020.