Sport

De Bruyne lirohet nga spitali me frakturë në hundë e zgavër të syrit

Kevin De Bruyne ishte njëri nga protagonistët e humbjes së Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Dragao” të Portos me rezultat 1-0.

Mesfushori belg nuk e përfundoi të gjithë ndeshjen për shkak se u lëndua pas një përlasje të fortë me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Sot, kur kanë kaluar disa orë nga ajo ndeshje, De Bruyne përmes Twitterit ka njoftuar tifozët për shkallën e lëndimit të tij, ndërsa thotë se është ende i zhgënjyer me humbjen

“Përshëndetje djema! Sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e zgavrës së syrit të majtë. Ndihem më mirë tani. Ende jam i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”, ka shkruar ai në Twitter.