Sport

Fjalët e Guardiolas për finalen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se është mundur të bëj përzgjedhjen më të mirë për të fituar finalen e Championsit. City pësoi 1:0 nga Chelsea, në finalen e së shtunës të luajtur në Porto.

“Kam bërë më të mirën me përzgjedhjen time. Jam munduar të zgjedh ekipin më të mirë për të fituar ndeshjen. Kemi vuajtur për të thyer vijat e Chelseat në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë. Ndaj strukturës defenzive të Chelseat, nuk ishte e lehtë. Kemi vuajtur pak me topa të gjatë dhe topa të dytë. Në atë moment të duhet inspirimi”, ka thënë Guardiola pas finales.

“Dua të them që ishte një edicion i veçantë për ne. Për fat të keq nuk kemi fituar sonte. Jemi munduar, por nuk ia dolëm dhe do të punojmë edhe më shumë”, ka shtuar Guardiola.

Ai insiston se City ka luajtur finale të mirë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Të jesh në finale të Championsit për herë të parë është e veçantë. Kemi luajtur finale të mirë. Kemi treguar kurajë, sidomos në pjesën e dytë. Kemi bërë çdo gjë dhe jemi angazhuar maksimalisht. Dua të uroj Chelsean për stinorin e jashtëzakonshëm dhe në ndeshjen që e luajtën sonte”.