Sport

Zyrtare: Southamptoni me trajner të ri

Southamptoni ka konfirmuar Mauricio Pellegrinon trajner të klubit, transmeton Koha.net.

45 vjeçari argjentinas do ta zëvendësojë Claude Puel, i cili ishte shkarkuar pas një sezoni, raporton BBC.

Pellegrino udhëhoqi Alavesin, me të cilën arriti të shkojë në finale të Kupës së Mbretit për të humbur nga Barcelona, ndërsa përfundoi në vendin e nëntë në La Liga me klubin që u promovua një vit më parë në La Liga.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa thotë se, “filozofia ime dhe kultura e klubit do të punojnë shumë mirë. Dua të fitoj ndeshje, të jem i suksesshëm dhe të zhvilloj shpirtin ekipor ku të gjithë japin 100 për qindëshin dhe mbështet njëri-tjetrin”.