Sport

Kosova mbetet në pozitën e 120-të në renditjen e FIFA-s

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur e 120-ta në ranglistën e re të FIFA-s.

Ranglista e re e FIFA-s është publikuar të enjten për muajin prill, ku Kosova dhe përfaqësueset tjera të Botës nuk kishin në program asnjë ndeshje. Në pozitë të njëjtë ka mbetur edhe Shqipëria. Shqipëria zë vendin e 66-të, ndërsa listës i prin Belgjika.

Më 12 gusht do të publikohet renditja e re e FIFA-s. Në qershor Kosova do t’i luaj katër ndeshje miqësore. Më 1 qershor kundër San Marinos në Prishtinë, pastaj më 4 qershor ndaj Maltës në Austri dhe Guinesë më 8 dhe Gambisë 11 qershor në Antalia të Turqisë.