Sport

Maldini konfirmon largimin e Donnarummas nga Milani

Descriptive Text

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se portieri Gianuigi Donnarumma do të largohet nga klubi në fund të qershorit si lojtar i lirë. Donnarumma debutoi te Milani si 16-vjeçar dhe luajti për gjashtë sezone si titullar.

Tani 22-vjeçari i përfaqësueses së Italisë edicionin e ardhshëm do të luaj në ndonjë klub tjetër.

“Një profesionist duhet të jetë i gatshëm ta ndryshoj fanellën. Ne duhet t’i falënderojmë ata që ka dhënë aq shumë për Milanin dhe Donnarumma e bëri atë. Ai gjithmonë e ka respektuar klubin. Rrugët tona ndahen këtu dhe unë mund t’i dëshiroj atij më të mirën”, ka thënë Maldini për kanalin zyrtar të Milanit. Donnarumma konsiderohet një prej portierëve më të mirë në botë, ndërsa për të interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha, në mesin e tyre Juventusi dhe PSG-ja.