Sport

Ballkani premton se në edicionin e ri do të jetë më i mobilizuar

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka, nuk arriti të marrë trofe në edicionin që përfundoi të dielën. Po ashtu, mbeti edhe jashtë garave evropiane, pasi u rendit në pozitën e tretë.

Drejtuesit e klubit suharekas, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, i kanë falënderuar të gjithë tifozët dhe ata që e kanë përkrahur klubin.

Ndër të tjera, kanë premtuar se në sezonin e ri, do të jenë më të mobilizuar për të arritur suksese.

“Megjithatë, këto dy sezone do jenë e kaluara jonë ngase kemi marrë mësimin e duhur për të vazhduar edhe më të fortë se deri më tani. Juve tifoz dhe opinion futbolldashës iu premtojmë që edicionin e ardhshëm do të jemi më të mobilizuar dhe nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara. Tani jemi për ndryshime pozitive dhe kemi vënë objektiva të qarta për arritjen e sukseseve të klubit”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani e mbylli sezonin në vendin e tretë me 74 pikë.