Sport

Wijanldum përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët

Descriptive Text

Georginio Wijnaldum ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Liverpoolit ndaj Crystal Palace.

Mesfushori holandez do të largohet nga Liverpooli në muajin qershor. 30-vjeçari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës e cila i skadon këtë verë.

Mediat angleze kanë raportuar se Wijnaldum është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe tifozët.

Ai u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë për sezonin e ri.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Wijnaldum ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Për Wijnaldumin interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Wijnaldum me Liverpoolin ka arritur të fitoj Premier Leaguen dhe Champions Leaguen.