Sport

Trepça ’89 siguron barazhin pas fitores ndaj Drenicës

Fitorja ndaj Drenicës në ndeshjen e xhiros së futbollit të kampionatit, ia ka siguruar barazhin skuadrës së Trepçës ’89.

Mitrovicasit fituan me rezultat 2:1 dhe e siguruan barazhin, fal humbjes që Arbëria e pësoi në udhëtim te Drita.

Golat e fitores për 89-shin i shënuan Ardian Muja (48’, 50’), kurse për Drenicën realizoi Qemail Elshani (69’).

Trepça ’89 përfundoi në vendin e tetë me 42 pikë, aq sa kanë edhe Drenica dhe Feronikeli, por për shkak të rezultateve më të dobëta në ndeshjet direkte, “minatorët” do të luajë në barazh.

Në ndeshjen e barazhit, Trepça ’89 do të përballet me Dukagjinin e Klinës.