Sport

Fury nënshkruan për përballjen e tretë me Wilderin

Descriptive Text

Kampioni i botës në peshën e rëndë Tyson Fury ka nënshkruar kontratën për t’u përballur me amerikanin Deontay Wilder më 24 korrik.

Do të jetë lufta e tretë mes Furyt e Wilderit dhe do të jetë e vlefshme për titullin WBC.

Dukej çdo gjë gati për një përballje për unifikim të titujve të mëdhenj në kategorinë e rëndë mes Furyt dhe Anthony Joshuas në Arabi Saudite këtë verë.

Mirëpo, Wilderi ka fituar rastin ndaj Furyt në arbitrazh, ndërsa i është kërkuar britanikut që t’ia ofrojë mundësinë e tretë amerikanit.

Fury është paraqitur të shtunën mbrëma në Las Vegas në përballjen mes Josh Taylorit dhe Jose Ramirezit, të cilin e fitoi Taylori, ndërsa ka nënshkruar kontratën.

“Do ta bëjë copa-copa. Do t’i jap një lëndim tjetër të shpatullës, një lëndim tjetër të bicepsit, një lëndim tjetër të raundit. Do të shkojë për një raund. Unë kam shpirtin tënd, kam gjithçka. Unë të kam ty në dorë”, ka thënë Fury, raporton BBC.

Më herët edhe Wilderi ka nënshkruar kontratën për përballjen me Furyn.