Sport

Zymer Bytyqi do të mbetet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.

Në këtë takim futbollisti Bytyqi, ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e FFK-së.

Sulmuesi i krahut është shprehur entuziast për projektin e “Dardanëve”.

Bytyqi 24-vjeçar këtë edicion te Koynaspor në 22 paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime. Bytyqi ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.