Sport

Nuno Espirito Santo largohet nga Wolvesi në verë

Menaxheri portugez Nuno Espirito Santo do të largohet nga Wolvesi në fund të sezonit me marrëveshje të përbashkët.

Ish-portieri u largua nga Porto për të marrë drejtimin në ‘Ujqërve’ në vitin 2017 dhe fitoi titullin e Championship në sezonin e tij të parë.

Pasi përfundoi i shtati në Premier Ligë në dy sezonet e fundit, 47-vjeçari nënshkroi një zgjatje të kontratës tre-vjeçare deri në vitin 2023 shtatorin e kaluar.

Wolves këtë sezon pozicionohen në vendin e 12-të, teksa të dielën luajnë kundër Manchester United.