Sport

Interi me kontratë të re për Conten

Interi po planifikon t’i ofroj kontratë të re, trajnerit Antonio Conte. Drejtuesit e klubit zikaltërt thuhet se dëshirojnë ta mbajnë trajnerin italian pas triumfit këtë sezon në Serie A.

Conte ka kontratë me Interin deri në vitin 2022.

Mediat italiane kanë raportuar se krerët e klubit të Interit po planifikojnë t’i ofrojnë kontratë tre-vjeçare trajnerit, që do ta mbante atë në krye të ekipit deri në vitin 2025.

Klubi i ka ofruar edhe rritje page 51-vjeçarit për ta bindur të vazhdoj kontratën.

Conte është pjesë e Interit që nga viti 2019.