Sport

Simeone me kontratë të re te Atletico

Foto: Reuters
 

Trajneri argjentinas Diego Simeone do të mbetet në krye të Atletico Madridit edhe për disa vite tjera, kanë raportuar mediumet spanjolle të premten. Bëhet e ditur se Simeone është në negociata me drejtuesit e klubit spanjoll për ta rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është pranë finalizimit kurse me kontratën e re, Simeone do të mbetet trajner i Atleticos deri në vitin 2024. Në klub, janë të kënaqur me punën e Simeones, i cili është në krye të Atleticos prej sezonit 2011/12. Ai gjatë kësaj periudhe ka fituar shtatë trofe me Atleticon kurse këtë sezon është pranë titullit të dytë në La Liga.