Sport

Salah i bashkohet listës së të dështuarve të Chelseat që shkëlqyen diku tjetër

Kalimi i Mohamed Salah te Liverpooli nga Roma për 39 milionë funte, konfirmon se anësori egjiptian është i refuzuari i fundit i Chelseat që shkëlqeu diku tjetër.

Kampioni i Premier Ligës e shiti Salah te Roma për 16 milionë funte, pasi dështoi të tregojë aftësitë e tij në një periudhë të shkurtër në Premier Ligë, por shkëlqeu në Serie A.

Por Salah nuk është i vetmi në këtë listë që shkëlqeu diku tjetër pasi dështoi te Chelsea, klub i cili pagoi 284 milionë funte në lojtarë që shkëlqyen pas largimit.

Image
Mohamed Salah (Te Liverpooli për 39 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 19 paraqitje, dy gola.
Image
Kevin De Bruyne (Te Manchester City për 54 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 9 paraqitje, asnjë gol
Image
Romelu Lukaku (Te Evertoni për 28 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 15 paraqitje, asnjë gol
Image
Ryan Bertrand (Te Southamptoni për 10 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 57 paraqitje, 2 gola
Image
Oriol Romeu (Te Southamptoni për 4 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 33 paraqitje, 1 gol
Image
Thorgan Hazard (Te Borussia Monchengladbachu për 5.9 milionë funte) Rekordi te Chelsea: Asnjë paraqitje, asnjë gol
Image
Filipe Luis (Te Atletico Madridi për 11 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 26 paraqitje, 1 gol
Image
Juan Cuadrado (Te Juventusi për 17 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 15 paraqitje, asnjë gol
Image
Radamel Falcao (Te Monaco për 50 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 12 paraqitje, 1 gol
Image
Daniel Sturridge (Te Liverpooli për 12 milionë funte) Rekordi te Chelsea: 96 paraqitje, 24 gola
Image
David Luiz (U shit te PSG-ja për 50 milionë funte. U rikthye për 32 milionë)

Mbrojtësi është i vetmi që shkëlqeu si para largimit dhe pas rikthimit te Chelsea.