Sport

Bayerni do ta ketë edhe një yll më shumë në fanellë

Descriptive Text

Nga edicioni i ri 2021/22, ylli i pestë do të shtohet në fanellën e Bayern Munichut. Do të jetë ylli i pestë në fanellën e bavarezëve.

Bayern Munichu e fitoi titullin e 30-të në ligën gjermane në edicionin 2019/20, por e kishte titullin e 29-të që nga sezoni inaugurues i Bundesligës, 1963/64.

Titullin e 30-të në periudhën e Bundesligës, dhe të nëntin rresht e fitoi në edicionin e sivjetmë, 2020/21.

Për këtë arsye, do ta ketë një yll më shumë në fanellë.

“Ylli i pestë në fanellat si vendës është si shpërblim për 30 titujt qëkur u themelua Bundesliga në vitin 1963”, ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Kjo është fituar nga shumë gjenerata të lojtarëve, dhe është dëshmi për qëndrueshmërinë e Bayernit në dekada, në nivele të larta. Tifozët e Bayernit duhet të jenë krenar për këtë”, ka thënë Rummenigge.

Bayerni do t’i ketë pesë yje në fanellat në ndeshjet si vendës në muajin korrik.