Sport

Kosova ia merr dy lojtarë Sllovenisë, por rrezikon të mbetet pa amerikanë

Descriptive Text

Shawn Jones e Scott Bamforth janë bashkuar, të enjten, te skuadra italiane, Banco di Sardegna Sassari. Dy basketbollistët amerikanë janë natyralizuar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy janë në listën e përfaqësueses së Kosovës në basketboll për ndeshjet e kësaj vere, por nuk dihet sigurt nëse do të jenë së bashku edhe në përfaqësuese. Në fakt asnjëri prej tyre ende nuk është i konfirmuar për Kosovën, që në muajin gusht do të luajë ndaj Maqedonisë dhe Estonisë në kuadër të paraeliminatoreve për botërorin e vitit 2019.

Kosova të mërkurën është përforcuar ndjeshëm duke i bërë për vete dy lojtarët e zhvilluar në Slloveni, alon Erjon Kastrati dhe krah-qendrën Gëzim Morina. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.