Sport

Hetemaj pritet të largohet nga Benevento

Descriptive Text

Përparim Hetemaj nuk është i sigurt për të ardhmen e tij te Benevento, ekip që edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B pasi nuk arriti të siguroj mbijetesën në Serie A në sezonin e parë.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Hetemaj sipas të gjitha gjasave nuk do ta rinovojë kontratën me Beneventon që i skadon në fund të këtij edicioni.

Mësohet se Hetemaj po dëshiron që sezonin tjetër të luajë në Serie A dhe është në pritje të ofertave tjera.

Mesfushori 34-vjeçar këtë edicion ka bërë dy asistime në 30 ndeshje në Serie A por nuk ka arritur ta ndihmoj Beneventon që edhe sezonin tjetër të jetë pjesë e elitës.

Benevento një xhiro pa përfunduar edicioni 2020/21 e ka konfirmuar rënien në një kategori më poshtë pasi zë vendin e 18-të në tabelë me 32 pikë të mbledhura pas 37 xhirove të luajtura.

Hetemaj iu bashkua Beneventos në verën e vitit 2019 duke e ndihmuar të ngjitet në Serie A.