Sport

Behrami vazhdon me Genoan

Mesfushori Valon Behrami edhe për një vit do të jetë pjesë e skuadrës së Genoas, kanë njoftuar të martën mediumet italiane. Bëhet e ditur se drejtuesit e Genoas dhe Behrami tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës që i skadon muajin tjetër edhe për një vit. Madje, thuhet se marrëveshja në parim edhe arritur dhe se gjithçka do të bëhet zyrtare në fund të këtij muaji.

Te Genoa po e konsiderojnë Behramin si lojtar të rëndësishëm dhe për këtë arsye po llogaritin në shërbimet e tij edhe sezonin tjetër. Mesfushori 36-vjeçar këtë edicion ka regjistruar 25 ndeshje në Serie A dhe ka bërë një asistim. Ai është pjesë e Genoas prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua si lojtar i lirë.