Sport

Broja edhe një vit te Vitesse

Descriptive Text

Sulmuesi shqiptar Armando Broja pritet ta vazhdoj aventurën e tij në Holandë, saktësisht te skuadra e Vitesses.

Mësohet se Vitesse ka nisur negociatat me Chelsean për t’ia vazhduar Brojës huazimin edhe për një vit pas formës së mirë që e ka treguar në kampionatin holandez.

Marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i Brojës te Vitesse edhe për sezonin e ardhshëm.

Broja 19-vjeçar para fillimit të këtij sezoni u huazua te Vitesse për një vit kurse me Chelsean ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Në sezonin e tij të parë në Holandë, Broja ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tri asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat. Broja vitin e shkuar me debutuar me Përfaqësuesen A të Shqipërisë dhe deri më tani i ka gjashtë paraqitje.