Sport

Juventusi po insiston për Gattuson

Drejtuesit e Juventusit po insistojnë në arritjen e marrëveshjes me Gennaro Gattuson, i cili po shihet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar Andrea Pirlon në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Juventusi së shpejti pritet ta kontaktojë Gattuson, i cili do të largohet këtë verë nga Napoli, pasi i skadon edhe kontrata. Në anën tjetër, Pirlo do të shkarkohet nga posti i trajnerit te Juventusi për shkak të rezultateve të dobëta dhe pritet të zëvendësohet me Gattuson. Përkundër që te Juventusi po i shohin si opsione edhe Massimiliano Allegrin e Zinedine Zidanen, Gattuso po duket zgjidhja më e mirë e mundshme për “Zonjën e Vjetër”.