Sport

Kroati Bushiq pensionohet në Kosovë

Timislav Bushiq i ka dhënë fund karrierës si futbollist dhe atë ka vendosur ta bëj në Kosovë. Kroati e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si futbollist. Ai luajti minutat e fundit në ndeshjen që Gjilani e humbi nga Prishtina të dielën me rezultatin 2:1. Bushiq, skuadrës së Gjilanit iu bashkua në vitin 2019, ndërsa realizoi 10 gola në 31 paraqitje. Ai ishte ndër lojtarët më të mirë dhe kyç në suksesin e vitit të kaluar ku Gjilani përfaqësoi Kosovën në kualifikimet e Ligës së Evropës.

“Skuadra jonë e falënderon sulmuesin, Tomsilav Bushiq për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e Gjilanit, duke i uruar suksese në hapat e mëtutjeshëm të karrierës së tij jashtë fushave të blerta”, shkruan në njoftimin e klubit Gjilani. Bushiq 35-vjeçar Hajdukun e Splitit, Dinamo e Kijevit, Petah Tikvan, Slaven Belupon, Solinin, Vllazninë, Tiranën, TFC II, Flamurtarin dhe Teutën e Durrësit.

Me Hajdukun e Splitit në sezonin 2005/2006, Bushiq e fitoi titullin dhe ishte golashënuesi më i mirë në skuadrën e tij.