Sport

Ndalet Bayerni, Lewandowski barazon rekordin e Gerd Muller

Bayern Munichu ka luajtur baras 2:2 të shtunën në udhëtim te Feriburgu. Kampioni i Bundesligas e dominoi këtë takim por nuk arriti t’i konkretizonte rastet që kishte.

Në minutën e 26-t Robert Lewandowski nga pika e bardh kaloi ekipin e tij në epërsi.

Për sulmuesin polak ky ishte goli i 40-të në Bundesliga duke e barazuar rekordin e Gerd Muller që e kishte vendosur në vitin 1971/1972.

Vendasit arritën të barazonin në minutën 29-t Manuel Gulde në 1:1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin sërish “bavarezët” që gjetën golin në minutën e 53-të me Leroy Sanen për 2:1.

Por deri në fund nuk u dorëzuan nikoqirët që arritën të barazonin rezultatin në 2:2 me Christian Gunter.