Sport

Arteta do të mbetet trajner i Arsenalit

E ardhmja e Mikel Artetas te Arsenali duket e qartë. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se “revolveristët” do t’ia besojnë postin e trajnerit edhe për një sezon tjetër spanjollit Arteta.

Ndërkohë, Romano ka shkruar po ashtu se braziliani David Luiz do të largohet në fund të këtij sezoni, pas marrëveshjes ndërmjet lojtarit dhe bordit të klubit, e që është aprovuar nga vetë trajneri Arteta.

Me vendin e nëntë në tabelë aktualisht, Arsenali e ka zhvilluar një tjetër sezon dëshpërues.