Sport

Ibrahimoviq mungon në dy ndeshje

Zlatan Ibrahimoviq mund të mungojë së paku dy ndeshje shkaku i lëndimit të pësuar.

Ylli suedez pësoi lëndim në gju në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit duke u detyruar ta lë fushën në minutën e 66-të.

Sipas stafit mjekësor të klubi italian Ibrahimoviqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Cagliarit.

Ibrahimoviq mund të rikthehet në ndeshjen e fundit ndaj Atalantas. 39-vjeçari këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka bërë tri asistime.