Sport

Flick ka arritur marrëveshje me federatën gjermane

Descriptive Text

Hansi Flick, i cili do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni, do ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë pas “Euro 2022”, kanë raportuar mediumet gjermane të hënën.

Mësohet se Flick tashmë ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, e cila pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Bëhet e ditur se Flick, është pajtuar me kontratë trevjeçare dhe do ta udhëheq Gjermaninë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe “Euro 2024”.

Flick 56-vjeçar për një kohë të gjatë ka qenë kandidati i preferuar i federatës gjermane për ta zëvendësuar Joachim Loewin, i cili pas 15-të vjetësh do të largohet nga posti i përzgjedhësit.

Në fakt, Flick ka qenë ndihmës i Loewit prej vitit 2006 deri në vitin 2014 kurse mori drejtimin e Bayernit në vitin 2019 duke fituar shtatë trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.