Sport

Roma futet në garë për Iscon

Roma ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se trajneri Jose Mourinho po synon ta bindë spanjollin të transferohet në Serie A.

Isco pritet të largohet nga Real Madridi pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.

Roma thuhet se është e gatshme të dërgojë një ofertë mbi 20 milionë euro për Iscon.

29-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022. Në garë për shërbimet e spanjollit është edhe Juventusi.

Isco këtë sezon me “Mbretërit” ka luajtur vetëm 835 minuta në La Liga duke kontribuar me dy asistime.