Sport

Benevento e Hetemajt po rrëshqet drejt Serie B

Mesfushori Përparim Hetemaj ka startuar te Benevento por nuk ka mundur ta ndihmojë skuadrën e tij që ta shmang humbjen e radhës. Të dielën në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, Benevento pësoi si vendase nga Cagliari me shifrat 3:1.

Hetemaj luajti deri në minutën e 71-të.

Benevento po rrëshqet drejt Serie B. Tri xhiro para fundit, Benevento është e 18-ta me 31 pikë, tri më pak se Spezia që renditet e 17-ta. Pozita e 18-të në fund dërgon në kategorinë e dytë italiane. Parma e Crotone tashmë kanë humbur gjasat. Të rrezikuara janë edhe Torino e Cagliari që i kanë nga 35 pikë.