Sport

Juventusi refuzon ofertat për De Ligtin

Juventusi ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Të dielën mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit italian besojnë në aftësitë e mbrojtësi 21-vjeçar.

Klubi thuhet se ka vendosur që të refuzojë ofertat e Chelseat dhe Barcelonës, që kanë shprehur interesim për holandezin.

De Ligt u transferua te Juventusi nga Ajaxi në vitin 2019 për 85 milionë euro.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.