Sport

Agjenti i Hakimit: Kush nuk do dëshironte të luante për Bayern Munich

Menaxheri i mbrojtësi të Interit, Achraf Hakimi, ka komentuar thashethemet e fundit për një largim të mundshëm drejt Bayern Munichut.

Forma e mirë e mbrojtësit të djathtë të Interit ka bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të.

“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por nuk do të habitem nëse Bayerni shfaq interesim për Hakimin. Achraf është i lumtur tek Interi, por kush nuk do të dëshironte të luante për Bayernin”, deklaroi Alejandro Camano.

Hakimi këtë sezon me Interin në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.