Sport

Bayerni interesohet për Hakimin

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, është në listën e përforcimeve të trajnerit të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, kanë raportuar të mërkurën mediumet gjermane.

Nagelsmann do të jetë në krye të Bayernit prej edicionit të ardhshëm dhe ka kërkuar me ngulm transferimin e Hakimit gjatë afatit kalimtar të verës.

Duke pasur parasysh insistimin e Nagelsmannit, drejtuesit e Bayernit po bëjnë gati një ofertë për ta bindur Interin në lirimin e Hakimit.

Për kartonin e tij, Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.

Hakimi këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime në 41 ndeshje për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai iu bashkua Interit para fillimit të këtij sezoni nga Real Madridi kurse ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin.