Sport

Feronikeli fiton derbin e mbijetesës kundër Trepçës ‘89

Feronikeli e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi nga Drenasi triumfoi në derbin e mbijetesës përballë 89-shit me rezultat 3:0.

Golat e fitores për Feronikelin i shënuan kapiteni Lapidar Lladrovci në minutën e 64-t dhe, Marko Simonovski nga penalltia (88) dhe Albert Dabiqaj (90+4).

Skuadrën e “Niklit” e drejtoi, Faruk Elshani, i cili e zëvendësoi të shkarkuarin Klodian Duro.

Me këtë triumf, Feronikeli tani ka kaluar në vendin e gjashtë me 38 pikë. Kurse Trepça ’89 ka zbritur në pozitën e tetë me 36 pikë.